Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka thënë se e rëndësishme është që janë kualifikuar në Euro 2024.
Ai ka thënë se janë të lumtur që janë kualifikuar për herë të gjashtë.
“Mund të jemi të lumtur dhe jemi të lumtur në fakt. Nuk ishte e garantuar që do të kualifikohemi për herë të gjashtë rresht. Natyrisht, nuk është mirë që kemi pranuar gol tjetër”.
“Nuk kemi përfituar nga rastet tona në ndeshjen ndaj Izraelit. Momentalisht po duket se kundërshtarët shënojnë nga secili rast që krijojnë. Ne luajmë futboll të mirë dhe krijojmë shumë raste, por nuk fitojmë”.
“Jemi të pamposhtur, por disi ende ka probleme. Sonte nuk dua të flas për trajnerin. Unë luaj ku më vendos ai. Kjo është e tëra”, ka thënë Xhaka pas ndeshjes.
Zvicra dhe Kosova barazuan mbrëm 1-1 në Bazel të shtunën dhe ky barazim i mjaftoi Zvicrës për kualifikim, duke iu bashkuar Rumanisë. /Telegrafi/
Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan
Franca në OKB: Përgjegjësit për Banjskën të vihen para drejt...
Kurti nis vizitën në Londër, flet për “kërcënimet e vazhdues...
Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon pë...
Kurti: Kushtetuta, garancia jonë për demokraci dhe të ardhme...
Kryeministri i Libanit kërkon mbështetjen e Pakistanit për n...