Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit dhe kjo gjë tanimë është e sigurt.
Trajneri katalunas përkundër se ka ofertë nga klubi të vazhdoj qëndrimin së paku edhe për një edicion tjetër, është i vendosur që të mbajë premtimin e dhënë.
Barcelona po bën gjëra të mira që nga ai vendim i Xavit, teksa kanë shkurtuar epërsinë me Real Madridin, por edhe janë në çerekfinalet ë Ligës së Kampionëve ku ndeshjen e parë e fituan 2-3 në udhëtim te PSG.
“Pas vendimit tim, ishte më shumë qetësi në mjedis. Ishte një vendim i mençur. Ne fituam qetësi, prandaj jemi këtu ku jemi. Përndryshe, do të kishte qenë më e vështirë. Me vendimin e marrë, isha i sigurt se do të arrinim në këtë pikë”, deklaroi Xavi.
Ai ka folur edhe për përballjen në El Clasico me Real Madridin, ku thotë se dëshiron të fitoj për mos t’ia dorëzuar titullin rivalit të përbetuar.
“Rezultati nuk do të ndryshojë sezonin tim. Jam më tepër i shqetësuar për lodhjen. Do të bëjmë gjithçka për të fituar. Do të duhet ta harrojmë për një moment Ligën e Kampionëve dhe të fokusohemi në La Liga”.
“Për ne është e rëndësishme të fitojmë, sepse do të kishim shansin të fitonim kampionatin. Nëse do të humbasim, do të jem i dënuar t’ia japim titullin Realit të Madridit. Jemi në një moment të mirë”, deklaroi Xavi. /Telegrafi/
Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...