Xavi insistoi që ylli i Barcelonës, Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë pa marrë parasysh atë që beson rivali i tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldo.
Ronaldo barazoi rekordin e Topit të Artë të Lionel Messit pas çmimit individual që pranoi më 7 dhjetor, transmeton portali arbresh.info. Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Madrid e vlerësoi vetën si “futbollisti më i mirë në histori” pas kësaj arritje.
Por, ish mesfushori i Barcelonës, Xavi, thotë se këtu nuk ka dyshime rreth superioritetit të Messit para Clasicos të së shtunës në Santiago Bernabeu.
“Messi bënë më shumë gjëra në krahasim me Cristianon. Messi është më i miri”, ka thënë fillimisht Xavi për ‘Catalunya Radio’.
“Nëse Cristiano e konsideron vetën si lojtari më i mirë në histori, kjo është në rregull, por ata që e shohin atë në stërvitje, këtu nuk ka krahasime. Messi është më i miri në histori dhe ne nuk e shohim këtë në ndonjë mënyrë tjetër”
Messi është duke shijuar një tjetër sezon të shkëlqyer te Barcelona dhe deri tani ka arritur të shënojë 14 gola në La Liga./arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1