Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur pas humbjes nga Eintracht Frankfurt dhe eliminimit nga Liga e Evropës në çerekfinale.
Eintracht Frankfurt erdhi në Barcelonë për të provuar të lërë gjurmë në histori të enjten mbrëma dhe kjo është pikërisht ajo që bëri skuadra e Oliver Glasner.
Megjithëse rezultati i përgjithshëm (4-3) përfundoi me vetëm një gol në favor, skuadra gjermane vizitore ishte dukshëm më e mira nga dy skuadrat në Camp Nou. Duke shkuar në pushimin e pjesës së parë me epërsi 2-0, Filip Kostic shtoi të tretin në minutën e 67-të dhe deri në minutat e fundit e pati këtë epërsi, kur Barcelona shënoi në fund dy golat e tij.
Me gjithë problemet e Barcelonës në mbrojtje, Eintracht ishte efektiv në mbytjen e katalunasve edhe kur ata kishin topin, diçka e reflektuar në komentet e Xavit pas ndeshjes.
“Ne u përpoqëm, por problemi ishte ai i futbollit. Ne kishim topin, por nuk dinim si ta përfitonim, ishte gabimi ynë. Ishte një natë fatale”, ka thënë fillimisht Xavi.
“Bëmë shumë gabime, goli i dytë ishte një top i humbur nga vetja jonë, penalltia është gjithashtu një gabim, goli i tretë gjithashtu. Është diçka për të cilën folëm dhe nuk mund të ndodhë”.
? Xavi analyzes the team’s outlook pic.twitter.com/EsEQtgKRbr
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 14, 2022
“Duhet të jemi autokritikë, nuk ishim mirë dhe kjo është arsyeja pse jemi eliminuar”.
“Ishin tre koncepte për të shmangur përsëritjen e ndeshjes së parë, intensitetin, minimizimin e humbjeve të topit dhe të dinim të ndalonim kundërsulmet e tyre, dhe ne nuk e arritëm këtë”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/
Faton Peci: Ne ndërtojmë ura!
Banorët e ‘Brigadës 153’ në Hajvali përballen me...
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...
Ukrainë: Një fëmijë në mesin e tre të vrarëve si pasojë e su...
Milani në kërkim të përforcimeve në mbrojtje, tre emra në li...