Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez, do të largohet nga klubi i tij aktual për të vazhduar karrierën e tij në ekipin e Al-Sadd në Katar.
Ai ka nënshkruar kontratë me klubin nga Katari tashmë, një gjë të tillë e ka konfirmuar drejtori sportiv i Al-Sadd, Abdullah Al-Berik përmes rrjetit social.
“Al-Sadd vetëm sa ka nënshkruar kontratë me kapitenin e Barcelonës, Xavi dhe kjo është një foto me drejtorin e klubit Muhammed Ghoulam” ka shkruar Al-Berik në instagram.
Sipas asaj që raportohet nga mediat spanjolle thuhet se Xavi ka nënshkruar një kontratë tre vjeçari me klubin nga Katari./arbresh.info/
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...
Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...