Barcelona ende nuk ka humbur në La Liga këtë sezon, por seria e tyre prej gjashtë ndeshjesh fituese përfundoi të martën në mbrëmje, pasi barazuan 2-2 me Mallorca në Son Moix.
Nikoqirët kryesuan dy herë përmes Vedat Muriqit dhe Abdon Prats, por Barcelona barazoi në të dyja rastet me anë të Raphinha dhe Fermin Lopez, i cili shënoi golin e tij të parë konkurrues për ekipin e parë.
Lexo edhe:
Ishte një mbrëmje frustruese për Barcelonën dhe trajneri Xavi Hernandez tha për mediat pas ndeshjes se ishte një ndeshje që skuadra e tij duhet ta kishte fituar. Ai ndjeu se skuadra e tij bëri shumë gabime gjatë 90 minutave.
“Është një pikë e pamjaftueshme, dhe kjo është për shkak të gabimeve tona. Goli i dytë që ata shënuan ishte një gabim fëmijëror”, ka thënë Xavi pas ndeshjes.
Xavi sigurisht që ka arsye për të qenë i zemëruar. Goli i parë i Mallorca erdhi nga një tollovi në mbrojtje, ndërsa i dyti erdhi nga një top i gjatë që u përfundua me sukses nga Prats.
Barcelona do të shpresojë të rikthehet shpejt. Ata përballen me Sevillan në stadiumin Olimpik të premten, edhe pse andaluzianët do të shkojnë në atë ndeshje me besim të lartë pas një fitoreje të shkëlqyer të martën. /Telegrafi/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1