Trajneri i Barcelonës, Xavi ka thënë se katalanasit nuk do ta raportojnë gjyqtarin Slavko Vinçiçin në UEFA pas polemikave të VAR në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit të martën.
Gjigantët e La Ligës u tërbuan me gjyqtarin slloven që nuk dha një penallti të vonuar për katalanasit në San Siro të martën mbrëma.
Denzel Dumfries dukej se e kishte prekur topin me dorën e djathtë, por 42-vjeçari nuk u kërkua të bënte një rishikim në VAR, duke zemëruar Xavi dhe anëtarët e stafit të Barcelonës, shkruan telegrafi.
Kishte raportime se Barcelona do t’i drejtohej UEFA-s, por Xavi konfirmoi sot se nuk do të bëjnë këtë gjë.
“Ne folëm për këtë dhe vendosëm të mos e bëjmë atë. Kam folur me presidentin, por edhe me Rafan, Jordin dhe Mateun dhe morëm këtë vendim së bashku. Unë tashmë jam ankuar dhe është gjë e rrallë për mua”, ka thënë Xavi në konferencë për shtyp sot.
Ish-mesfushori konfirmoi se Frankie de Jong do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e dytë në Nou Camp të mërkurën.
Nesër Barcelona do të përballet me Celta Vigon.
Tensione globale, ambasada e SHBA në Tiranë publikon njoftim...
Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar po marri...
Vrasja në Majac- Trupi i viktimës tërhiqet nga IML
Mungesë transparence tek analizimi i rasteve nga FFK-ja, pri...
Pamje nga ndodhi vrasja në Podujevë
Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në rrezik për jetë