Xavi: Duam të dominojmë Interin, synimi ynë është të shkojmë larg në Champions

19:58 | 3 Tetor 2022
KRG

Në prag të Inter-Barcelona, trajneri i katalunasve ka folur në konferencën e zakonshme para ndeshjes.

Xavi Hernandez theksoi se ai dhe skuadra e tij duan ta dominojnë këtë ndeshje nesër në “San Siro”, përcjell GazetaBlic Sport.

“Një gjë është e sigurt: Ne duam të dominojmë. Synimi është të kemi posedim të vazhdueshëm dhe të luajmë në pjesën e kundërshtarit: Kjo është Barcelona dhe unë nuk ndryshoj. Unë prirem t’i analizoj shumë kundërshtarët e mi, por ideja bazë është të jem protagonistë absolutë”, tha fillimisht Xavi.

Më pas Xavi foli për Nerazzurrët: “Ata kanë një mbrojtje të fortë dhe një formë ndryshe në krahasim me ekipin me të cilin jemi përballur së fundmi, ata luajnë shumë vertikalisht.

Inzaghi ka edhe dy sulmues shumë të fortë, do të jetë një kundërshtar i vështirë për t’u përballur. Fitorja do të ishte thelbësore, ne do të japim 100%”.

“Në Champions duam të shkojmë sa më lartë dhe këtë e dëshmuam”, përfundoi ai.Ndeshja mes Interit dhe Barcelonës luhet nesër nga ora 21:00.

Shpërndaje në rrjete sociale