Google ADS

Xavi drejt Serie A, Barcelona zgjedh zëvendësuesin e ish-kapitenit

14:07 | 17 Maj 2024
.

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur shumë keq nga presidenti Joan Laporta.

“Do e kemi të vështirë të konkurrojmë në një të ardhme afatshkurtër me Realin e Madridit dhe klubet e mëdha europiane si pasojë e problemeve financiare”.

Fjalë që do t’i kushtojnë shtrenjtë ish-kapitenit të Barcelonës, emri i të cilit është lidhur menjëherë me Milanin. Që po kërkon prej kohësh për pasardhësin e Piolit. Dhe ideja Xavi intrigon jo pak kuqezinjtë.

Ndërkohë, te Barcelona po mendojnë t’i dhurojnë pankinën Rafa Marquez, ish-kapitenit legjendar i Meksikës. 44-vjeçari, pjesë e katalanasve në vitet 2003-2010, aktualisht drejton ekipin e dytë të Barçës prej verës së vitit 2022.

“Sigurisht që nuk do të përgjigjesha jo, nuk refuzohet një mundësi e tillë… Nëse kjo ndodh, do të përpiqem të jem i gatshëm dhe të bëj më të mirën time”, shprehej kohë më parë 45-vjeçari.

Dhe ish-mbrojtësi është afër realizimit të ëndrrës për t’u bërë trajneri i parë i skuadrës ku kaloi vitet më të bukura si futbollist. Skenar për të cilin shtypi sportiv katalanas është i sigurt./Ss