Xavi Hernandez beson se Real Madridi është ende favorit, pavarësisht se Barcelona e fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit.
Barça triumfoi me rezultatin 0:1 në “Santiago Bernabeu”, teksa ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 5 prill, në “Camp Nou”.
“Nuk kemi mundur ta mbajmë topin. Ka qenë e vështirë për ne që të fitojmë duele për të pasur topin, por jemi mbrojtur shumë mirë. Ne kemi luftuar deri në fund dhe kjo është shumë pozitive”, tha fillimisht Xavi pas ndeshjes.
Trajneri spanjoll e cilësoi Real Madridin si favorit para ndeshjes, dhe pavarësisht fitores së skuadrës së tij.
“0-1 na jep një avantazh të caktuar, por ne do të duhet të konkurrojmë shumë mirë kundër një skuadre shumë të fortë të Real Madridit. Unë ende e shoh Madridin si një favorit”, deklaroi Xavi. /Ge/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...