Portieri i Arsenalit, Wojciech Szczesny shpreson të finalizojë transferimin te Juventusi gjatë javës së ardhshme.
Kampioni italian mësohet se është duke kërkuar transferimin e portierit polak në Torino si një zëvendësues të Gianluigi Buffonit, por vetëm nëse portieri legjendar pensionohet sezonin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Sczesny ka shpenzuar dy sezonet e fundit në formë huazimi te rivali i Juventusit për titull në Serie A, AS Roma, ku futbollisti mbajti portën 14 herë të pastër brenda 38 paraqitjeve në ligë.
Mediat angleze raportojnë që 27-vjeçari dëshiron të transferohet sa më shpejtë që është e mundur te “Zonja e Vjetër”.
13 milionë besohet të jetë marrëveshje e arritur ndërmjet dy kluve./arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...