Wirtz tek Liverpooli e kryer, klubi anglez paguan shifrën rekord për transferimin e yllit gjerman

23:00 | 10 Qershor 2025
D.H

Liverpool ka arritur një marrëveshje në parim me Bayer Leverkusen për transferimin e mesfushorit gjerman Florian Wirtz, në një marrëveshje që do të thyejë rekordin e klubit.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja do të kapë vlerën deri në 150 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuse të ndryshme që varen nga performanca, shkruan Arbresh.info.

Kujtojmë se rreth dy javë më parë Liverpooli kishte arritur marrëveshje me lojtarin.

Teksa të gjitha detajet janë finalizuar edhe mes klubeve. Florian Wirtz pritet të bëhet ylli i ri i “The Reds”, ndërsa zyrtarizimi pritet në ditët në vijim.

Wirtz, i cili ishte një ndër lojtarët kyç në suksesin historik të Leverkusenit në sezonin 2023/24 nën drejtimin e Xabi Alonsos, ka qenë në radarët e shumë klubeve elitare evropiane, ndër to Manchester City, Bayern Munich e Real Madrid.

Sezonin e fundit me Leverkusenin ai ka luajtur 45 ndeshje dhe ka shënuar 16 gola e 15 asistime./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale