Koha e mesfushorit ofensivë, Willian, te skuadra e Premierligës, Chelsea, po shkon drejt fundit.
30 vjeçari që ka regjistruar 189 paraqitje me ‘Blutë’, është frustruar nga oferta e skuadrës nga Londra, që i ka ofruar kontratë të re vetëm një vjeçare.
Marrëveshja aktuale e Willian me Chelsea përfundon në verën e vitit të ardhshëm, dhe braziliani po kërkon një zgjatje tre vjeçare.
Por, politikat e Chelsea për të ofruar kontrata vetëm një vjeçare për lojtarët mbi 30 vjeç, mund të bëjë që Willian të kërkojë një klub të ri, në vend që të nënshkruajë kontratë të re me skuadrën e drejtuar nga Maurizio Sarri.
Willian është pjesë e Chelsea që nga viti 2013, dhe së fundi ka qenë i lidhur me një kalim te Barcelona.
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...
Çfarë duhet të hamë në pranverë për energji dhe shëndet?