Antonio Rudiger është duke u përpjekur të bind Timo Werner që t’i bashkohet Chelsea, para skuadrave tjera të interesuara.
Werner është objektiv i shumë skuadrave të Premierligë pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në fanellën e RB Leipzig, me Liverpool dhe Manchester United gjithashtu të interesuara.
Sulmuesi gjerman thuhet se është i dëshpëruar për mos transferimin te Liverpool, të cilët po refuzojnë të paguajnë klauzolën e tij të lirimit prej 60 milionë euro.
Këtë mund ta shfrytëzojë Chelsea tani, duke përfshirë në bisedime mbrojtësin Rudiger, i cili ka luajtur me Werner te Stuttgart.
Sipas gazetës Bild, dyshja janë miq të mirë dhe mbrojtësi Rudiger po i kërkon Werner t’i bashkohet Chelseas.
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...