Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka sugjeruar që Thierry Henry është lojtari më i talentuar që ka menaxhuar.
Wenger i dha fund 22 viteve të tij legjendare në Emirates sezonin e kaluar duke ia kaluar regjimin trajnerit Unai Emery, transmeton portali arbresh.info.
Derisa po kujtonte karrierën e tij në një intervistë për televizionin francez ‘RTL’, Wenger foli edhe për Thierry Henryn.
Ai ishte pyetur për lojtarin që e impresionoi atë më së shumti duke thënë: “Më i talentuari nga ata që kam menaxhuar…..ndoshta Thierry Henry”
Henry ka ambicie për tu bërë një trajner pasi francezi është larguar nga roli i tij si një analist në ‘Sky Sports’ për tu fokusuar në menaxhim pas Kampionatit Botëror./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...