Arsene Wenger do të ishte një ‘trajner i përsosur’ për Chelsea, nëse do të pranonte një rikthim ‘shoku’ në Premierligë, sipas David Seaman.
Arsene Wenger në verën e kaluar i dha fund qëndrimit 22 vjeçar te Arsenal, ndërsa nga ajo kohë ka mbetur pa skuadër, duke refuzuar pensionimin.
Francezi muajt e fundit ka qenë i lidhur me një numër të madh të skuadrave, përfshirë edhe Real Madridin.
“Arsene gjithmonë ka thënë se nuk do të dëshironte të rikthehej në Premierligë shkaku i dashurisë për Arsenalin, duke mos u ndjerë mirë nëse do të luante kundër Arsenal”, ka thënë Seaman, përcjell ‘lajmi.net’.
“Por, sigurisht koha është ilaç dhe ai mund të mendojë: “Dua të kthehem atje dhe të provojë se disa njerëz ishin gabim”.
“Për mua, Arsene mori shumë kritika që nuk ishin të merituara gjatë viteve të fundit në Arsenal”.
“Duket sikur mund të ketë një boshllëk te Chelsea shumë shpejtë, varësisht nga tre ndeshjet e ardhshme, të cilat janë tri ndeshje të mëdha për Chelsean”.
“Ai do të tregohej i madh atje, mendoj. Ai do të ishte i përsosur kudo, ai është një trajner fantastik”.
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...
Nga i pari te i katërti diferenca vetëm tri pikë, ‘nxehet’ g...
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt