Arsene Wenger ka zbuluar se Arsenali kishte arritur një marrëveshje me sulmuesin Luis Suarez gjatë merkatos së transferimeve në vitin 2013.
Gjiganti në Premierë Ligë ishte afër transferimit të sulmuesit Luis Suarez nga Liverpooli në verën e vitit 2013, por gjithçka dështoi në fund, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Arsene Wenger dështoi për të aktivizuar klauzolën e lëshimit të shkruar në kontratën e tij me Liverpoolin.
“Ai ishte afër transferimit në Arsenal. Ne kishim arritur marrëveshje me lojtarin. Ne ishim informuar gabimisht që ai kishte një klauzolë, me një shumë minimale, por ne megjithatë kishim arritur marrëveshje. Ju mund ta pyesni edhe atë”, konfirmoi Wenger për ‘beIN’.
“Jam i bindur që ai dëshironte të na bashkohej, por më pas ata e shitën. Ata e mbajtën edhe një vit, përmirësuan kontratën e tij dhe i premtuan se do ta shesin një vit më vonë tek një klub jashtë Anglisë”, përfundoi Wenger./arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...