Google ADS

Wenger krahason Jack Wilsheren me Lionel Messin dhe Kylian Mbappen

08:37 | 4 Korrik 2018
Arbresh Info

Arsene Wenger ka krahasuar Jack Wilsheren me Lionel Messin dhe Kylian Mbappen derisa ylli i Arsenalit është gjithmonë e më afër vendimit për të vendosur rreth të ardhmes së tij.

Wilshere i dha fund lidhjes së tij 17 vjeçare me Arsenalin në fillim të këtij muaji pas bisedimeve me trajnerin e ri Unai Emery, i cili paralajmëroi 26-vjeçarin se nuk do të jetë pjesë e skuadrës së rregullt, transmeton portali arbresh.info.

“Jack Wilshere është një mesfushor kreativ, një djalosh që është pak i tipit si Messi”, ka thënë Wenger për ‘beIN Sports’. “Ai më bënë të mendoj rreth Mbappes sepse unë kam luajtur me të që kur ishte në moshën 17 vjeçare sepse ai ishte një lojtar i jashtëzakonshëm”

“Fatkeqësisht, ai është ndalur fillimisht nga lëndimet e mëdha rreth kyçit të këmbës së tij. Shpresoj që tani të dal nga kjo sepse ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”

“Ai mund të kaloj njerëzit dhe të dërgoj topin final, ka një tru futbolli fantastik dhe është një djalosh shumë i mirë gjithashtu”

“Kur kaloni nëpër ato që ai ka kaluar, ju duhet të jeni të fortë shumë mentalisht. Ai mund të përballet me presionin më besoni mua, unë do thoja se do të ishte një përforcim kreativ nëse transferohet te Fenerbahce”

Reprezentuesi i Anglisë është lënë jashtë nga skuadra e Kampionatit Botëror nga Gareth Southgate./arbresh.info/