Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger i ka kërkuar falje tifozëve, por ka vendosur gjithashtu fajin tek gjyqtarët e ndeshjes.
“Topçinjtë” u shkatërruar nga Bayern Munichu, i cili u tregua i pamëshirshëm edhe në Londër duke eliminuar nga Liga e Kampionëve skuadrën e Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit, transmeton portali arbresh.info.
“Mendoj se ishte e tmerrshme ajo nga gjyqtaret, Lewandowski ishte në pozitë jashtë loje, aty nuk kishte penalti, madje mbi të gjitha ai edhe ndëshktoi lojtarin me karton të kuq”, tha fillimisht Wenger.
“Thjeshtë nuk është serioze. Kur shihni një ndeshje aq të rëndësishme dhe keni një qëndrim të tillë. Jam plotësisht i revoltuar”
“Më vjen keq për tifozët që kanë paguar shumë para për të ardhur dhe për të shikuar kësi ndeshje”, përfundoi ai./arbresh.info
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë