Arsene Wenger insiston se Jack Wilshere është i gatshëm për ftesë nga Angli sërish.
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate është duke menduar të ftoj mesfushorin e Arsenalit në mënyrë për t’i sjellë skuadrës së tij pak kreativitet në fushë, transmeton portali arbresh.info.
Ai është lënë jashtë skuadrës së Anglisë nga Southgate, por ekipi kombëtar i tyre ka shfaqur në paraqitjet e fundit se janë nevojë të madhe për një lojtar si Wilshere. 25-vjeçari ka shkëlqyer te Arsenali në Evropa Ligë pavarësisht se nuk ka luajtur në Premierë Ligë këtë sezon dhe Wenger beson që është koha të rikthehet te skuadra e tij kombëtare.

“Personalisht, mendoj se ai është i gatshëm”, ka thënë Wenger.
“Ai nuk ishte tri javë më parë, por sot është. E kam të njëjtin problem, është kompetitiv edhe për mua, në çdo kompeticion ai është i gatshëm të luaj”
“Do e inkurajoja atë [Southgaten] ta bëjë këtë. Personalisht mendoj se Jack është shumë i gatshëm dhe nuk e di se si mund ta mbaj atë jashtë skuadrës së Anglisë”
Ndeshja e tij e fundit për Anglinë ishte disfata tronditëse në Kampionatin Evropian 2016 ndaj Islandës./arbresh.info/
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës