Google ADS

Wenger i impresionuar nga Jack Wilshere

09:00 | 29 Shtator 2017
Arbresh Info

Jack Wilshere siç duket është rikthyer në planet e trajnerit Arsene Wenger në Arsenal pas fitores 4 me 2 në Evropa Ligë ndaj Bates.

Mesfushori shpenzoi sezonin e kaluar si një i huazuar te Bournemouthi dhe Wenger besohet t’i ketë thënë për të gjetur një klub të ri që të transferohet në formë të përhershme këtë verë, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, transferimi nuk u materializu dhe Wenger me kënaqësi i ka ofruar mundësi për të vërtetuar vetën në klub.

“Ai ishte i jashtëzakonshëm në pjesën e parë dhe luftoi deri në fund”, tha Wenger pas ndeshjes.

Skuadra e trajnerit Arsene Wenger tani ka siguruar dy fitore nga dy ndeshjet në Evropa Ligë
Skuadra e trajnerit Arsene Wenger tani ka siguruar dy fitore nga dy ndeshjet në Evropa Ligë

“Ai është në rrugën e duhur për rikthim në formën më të mirë të tij dhe e shfaqi këtë ndaj Bates. Ai është në një moshë kur një lojtar zakonisht shfaq më të mirën e gjithë karrierës së tij”

“Ai është ndalur nga një numër i madh lëndimesh. Lutem që të mos lëndohet më. Ai ka shfaqur ndaj Bates se nuk ka humbur kualitetin e tij”

Wenger ka shtuar gjithashtu se ishte i lumtur me performancën e gjithë klubit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale