Arsenal u ndal nga një ecuri fantastike, prej pesë fitoresh rradhazi në Premier League. Në sfidën e parë të vështirë përball një rival si Man United, “topçinjtë” u mundën në Old Trafford me rezultatin 3-1.
Megjithatë klubi londinez vazhdon të kryesoj pas gjashtë javësh në Premier League me 15 pikë, 1 më shumë se Manchester City dhe Tottenham.
Legjenda e klubit, Arsen Wenger, i cili u largua pas 22-vitesh nga Arsenal ka menduar t’i japë më shumë besim lojtarëve, ku në një intervistë së fundmi ka deklaruar se londinezët i kanë të gjitha mundësitë për t’u shpallur kampion në Premier League.
“Këtë sezon asnjë skuadër nuk është dominuese dhe Arsenal ka shanse pasi ka potencial. Duhet të jemi në renditjen e katër më të mirëve, megjithatë nuk mund të përjashtohet as fakti që Arsenal mund të luftoj deri në fund për titullin kampion të Premier League”, u shpreh Wenger.
Arsenal nuk ka përfunduar në renditjen e katër më të mirëve që prej vitit 2016, ndërsa prova e vërtet për “topcinjë” do të jetë në muajin tetor, ku do të përballen me Liverpool dhe Tottenham./SS/
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së: Deklaratat përmbyllëse në s...
Reagon Ministria e Kulturës: Bekë Berisha nuk mund të jetë k...
Konferenca e Rektorëve, Rama: Ndërtojmë 2 kampuse të reja un...
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në ...
Ambasadori gjerman nderon viktimat e Masakrës së Reçakut
Ambasadori i Francës bën homazhe në Reçak, shpreh mbështetje...