Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se ish klubi i tij do të testoj rivalin e ardhshëm në Evropa Ligë – Napolin.
Pas shortit të hedhur pasditen e së premtes, dy klubet është mësuar se do të përballen me njëra-tjetrën në çerekfinale të këtij kompeticioni, transmeton portali arbresh.info.
“Unë do të jem një tifoz i Arsenalit në natën e ndeshjes ndaj Napolit, ashtu si në çdo ndeshje tjetër”, ka thënë Wenger për gazetën Il Mattino.
“Unë nuk i jap ndonjë këshillë Unai Emerys. E dua Carlo Ancelottin, njërin nga trajnerët më të mirë të të gjitha kohërave, një mjeshtër i vërtetë në atë se si duhet punuar me skuadrat”
“Me të thënë këtë, Arsenali është një skuadër e mrekullueshme dhe do të jetë një punë mjaftë e vështirë për Napolin për t’i mposhtur që të kalojnë në raundin tjetër”, përfundoi francezi./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...