Wayne Rooney duket se do të luaj ndeshjen e tij të fundit në Premierë Ligë këtë të diele.
Legjenda e Manchester United është duke u raportuar nga mediat në Angli se ka rënë dakord për transferim për 12 milionë funta te skuadra në MLS, DC United, transmeton portali arbresh.info.
Persona në MLS besohet të kenë zhvilluar bisedime me agjentin e Roonyt, Paul Streford, për më shumë se një vit para se golashënuesi më i mirë i Anglisë të rikthej në Goodinson Park.
Siç raporton ‘Sky Sports’, marrëveshja e tij e fundit ishte skicuar para shtatë javëve, gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Streford së bashku me drejtorin ekzekutiv të DC United, Jason Levein.
Marrëveshja besohet të jetë e vlefshme deri më 2020, por ende nuk është nënshkruar.
Transferimi pritet të konfirmohet më 10 korrik./arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...