Wayne Rooney i është nënshtruar testimeve mjekësore para rikthimit te Evertoni nga Manchester United.
31-vjeçari ishte këtë të shtunë në Finch Farm, pjesa ku stërvitet skuadra e Evertonit, për të kryer testimeve mjekësore, transmeton portali arbresh.info.
Mediat angleze raportojnë se sulmuesi i është nënshtruar testimeve mjekësore te klubi i tij ku mori hapat e parë 13 vite pas largimit për transferim në Old Trafford. Lajmi vjen në të njëjtë ditë kur Manchester United njoftoi se ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku për 75 milionë funta.
Rooney nënshkroi për Manchester United në vitin 2004 nga Evertoni si një 18-vjeçar në një marrëveshje 25.6 milionëshe.
Ai shënoi 253 gola brenda 559 paraqitjeve duke fituar pesë herë Premierë Ligën.
Në muajin janar, ai shënoi golin e tij të 250-të për Manchester United duke thyer rekordin e vendosur nga Sir Bobby Charlton./arbresh.info
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...