Wanda Nara, gruaja dhe agjentja e sulmuesit të Interit – Maurio Icardit, ka pohuar se “këtu do të ketë një kontratë të re. Nuk ka ndonjë problem”.
Ajo ngjalli dyshime të mëdha rreth të ardhmes së sulmuesit në fillim të këtij muaji kur deklaroi se ekziston “një distancë e madhe” mes ofertës së klubit dhe kërkesave të kapitenit, transmeton portali arbresh.info.
Wanda më pas pretendoi se ajo është kontaktuar nga top klubet evropiane, përfshirë këtu edhe Real Madridin, që kanë kërkuar të informohen rreth disponueshmërisë së tij. Këtë mbrëmje, ajo ka folur për ‘Striscia La Notizia’ në Kanalin 5 duke ndryshuar gjërat plotësisht.
“Ne do të rinovojmë, këtu do të jetë një kontratë e re, mos u shqetësohuni”, ka thënë ajo para kamerave.
“Nuk ka distancë, nuk ka probleme. Sigurisht, Interi dëshiron të mbajë në skuadër Icardin”
Ai vazhdon të ketë ende një klauzolë të blerjes prej 110 milionë euro në kontratën e tij që mund të aktivizohet nga 1-15 qershori, por kjo besohet se do të ndryshojë ose madje të largohet në marrëveshjen e re./arbresh.info/
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...