Sfida e parë e xhiros së 19-të Vushtrria – Drita kaloi me tensione.Kryetari i Vushtrrisë, Bajrush Kajtazi u ankua pas ndeshjes per gazetën Zëri duke thënë se referimi nuk ka qenë në nivel.
Akuza pati edhe trajneri i Vushtrrisë, Fitim Llapashtica.
Vushtrria pretendon se një gol i realizuar nga Drilon Fazliu u anulua pa të drejtë.
Kryetari Kajtazi njofton se të hënën do të dorëzohet në FFK një ankesë për referimin e ndeshjes në fjalë.
“Nëser do ta dorëzojmë një ankesë në FFK”, ka thënë Bajrush Kajtazi për Zëri.info, përcjell Insporti.com
Drejtësinë në ndeshjen Vushtrria – Drita e ka ndarë gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza.
Drita e fitoi këtë ndeshje me rezultat 2:3.
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...