Në nisjen e ndeshjes së futbollit Serbi –Zvicër, gjatë intonimit të himnit të Serbisë, presidenti i saj Aleksandër Vuçiq, së bashku me presidenti i i Republikës Serbe, Millorad Dodikun u panë duke e valëvitur një shall me ngjyrat e flamurit rus dhe atij serb.
Për këetë ka reaguar politikani serb, Dragan Sormaz, i cili deri në vitin 2023 ka qenë pjesë e partisë së Aleksandër Vuçiqit.
“Çfarë lidhje ka Rusia me ndeshjen Serbi – Zvicër?! Jep dorëheqjen, turpi i Serbisë Aleksandër Vuciq, shko në Kazan, trim i madh! Shko në Prishtinë dhe valëvite flamurin rus!”, ka shkruar Sormaz në profilin e tij në ‘X’.
Të shtunën Zvicra u përball me Serbinë në Leskovc në kuadër të Ligës së Kombeve. Serbia arriti të shënonte fitore 2:0, duke e arritur triumfin e parë në këtë edicion të kësaj gare.
E në stadiumin prej 8 mijë ulëseve u pa edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe presidenti i i Republikës Serbe, Milorad Dodik. Në këtë takim nuk munguan edhe brohoritjet kundër Kosovës./rtk

PS kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë deklaratë kundër gjykimit...
Kush përfiton nga paga e 13-të? Murati jep detaje
Grabitje e armatosur në një bankë në Tiranë
Gjykata merr vendim për nëntë persona të dyshuar për keqpërd...
Dhuna në protestë/ Prokuroria e Tiranës do referojë në SPAK ...
Zyrtare: Tuchel rinovon kontratën me kombëtaren e Anglisë