Arma kryesore e Barcelonës nga sezoni i kaluar është kthyer në thembër të Akilit për skuadrën këtë sezon për shkak se mbrojtja e Ernesto Valverde është duke pasur probleme për të gjetur stabilitetin deri tani.
Shifra prej 31 golave që “Blaugranët” kanë pranuar brenda 30 ndeshjeve në La Liga është figura më e keqe në gjashtë sezonet e fundit, transmeton portali arbresh.info. Duhet të shkojmë prapa te sezoni 2012/13 për të gjetur numra më dëshpërues kur Barcelona pranoi 33 gola në të njëjtë pikë të sezonit.
Në sezonin e parë të Valverdes, linja e fuqishme prapa e Barcelonës bëri që ata të vazhdojnë të pamposhtur për një kohë të gjashtë në ligë dhe pavarësisht se skuadra është ende duke garuar për tre trofe, ata duken të prekshëm në mbrojtje.
I vetmi që nuk mund të fajësohet për performancat e dobëta defanzive të katalunasve është Marc Andre ter Stegen, i cili ka qenë impresiv deri tani këtë sezon.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të tij, vështirë se mund të sfidojë Jan Oblakun për Trofeun Zamora këtë sezon për shkak se gjermani ka pranuar më shumë se një gol për ndeshje./arbresh.info/
Liverpooli bllokon yllin e skuadrës t’i bashkohet Inte...
Iu përkeqësua gjendja, vdes një grua në QKUK
Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Poduj...
Zhduken dy vajza në Novobërdë
Starmer i ben thirrje Andrew-t te deshmoje ne SHBA per lidhj...
Tre persona përfunduan në QKUK – çka thuhet në raportin e po...