Janë publikuar edhe votat e përzgjedhësve të kombëtareve, kapitenëve e gazetarëve, në kuadër të çmimit për futbollistin më të mirë të vitit 2019.
Lionel Messi i Barcelonës triumfoi në garën e ngushtë me Cristiano Ronaldon e Juventusit dhe Virgil Van Djikun e Liverpoolit.
Për më të mirin e botës kanë votuar katër kategori: kapitenët e kombëtareve, trajnerët e kombëtareve, gazetarët dhe fansat.

Secili ka pasur të drejtë të zgjedhë nga tre më të mirët, me të parin të vlerësuar me pesë pikë, të dytin me tri e të tretin me një.
Përzgjedhësi Bernard Challandes ndau maksimum pikë për Lionel Messin, që u zjodh edhe fitues.

Në vend të dytë ai e vendosi Van Djikun, e në vend të tretë Matthijs De Ligtin.

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, e ka vlerësuar në vend të parë Virgil Van Dijkun e Liverpoolit.

Në vend të dytë Mohamed Salahun e Liverpoolit e në vend të tretë Cristiano Ronaldon.

Gazetari Arben Berisha ka votuar për Lionel Messin si të parin, e më pas Van Dijkun e Ronaldon.
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...