Skuadra e Chelsea-t është njohur me vlerësimet e “EA Sports FC 24”, mes tyre edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja.
Gjëja e parë që i ra në sy Brojës, ishte fotoja, e njëjtë me sezonin e shkuar, për të cilën u shpreh se është shumë e shëmtuar.
“Prit, jam njësoj si sezonin e shkuar, foto e shëmtuar”-tha ai, ndërsa më tej komentoi vlerësimin, që i kishte bërë “EA Sports FC 24”, në veçanti komentoi shpejtësinë (Pac) që sipas sulmuesit shqiptar ishte shumë e ulët: “74 Pac, ti sa do më jepje, ji i sinqertë, të paktë 92 Pac”
Maatsen tha: “90 Pac”. Broja u përgjigj duke thënë: “Të paktën 90 Pac”.
Maatsen vazhdoi me batutat dhe u shpreh: “Unë kam më shumë Pac”
Broja: “Ai ka më shumë Pac se unë, a mund ta besoni? Prit ta shikoj, ai ka 83 Pac”.
Vlerësimet e “EA Sports FC 24” janë bërë publike nga vet klubi i Chelsea-t në një video në “Youtube”./ss
Ndalohet një rast i kontrabandës në Kamenicë, sekuestrohen m...
Një viktimë dhe një i plagosur, zbardhet ngjarja e rëndë në ...
Maqedonci në Gjermani diskuton për bashkëpunimin në fushën e...
Lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio
Whitaker: Kosova po rrit rolin e saj si kontribuese në sigur...
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë