Finalja e Superkupës së Kosovës nuk kaloi pa dhunë. Dy skuadrat finaliste KB Prishtina e KB Trepça u përballen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, me kryeqytetasit që triumfuan në fund, por epilogut final i parapriu një përleshje masive që çoi në boshatisje të tribunave, por Federata e Basketbollit është mjaftuar me dënime të buta.
Të dy skuadrat u dënuan me gjobë prej 2000 eurove, ndërsa ishin të përfshirë edhe disa lojtarë me gjobë nga 50 euro dhe dy trajnerët respektivë, teksa Prishtina u dënua edhe me një ndeshje pa prezencën e tifozëve.
Incidentet mes tifozëve filluan qysh në periudhën e parë të takimit, për të eskaluar pas përfundimit të pjesës së parë me dhunë masive, ku u panë edhe karrige të dëmtuara në parketin ku zhvillohej ndeshja.
Pjesa e dytë e ndeshjes nuk filloi për më shumë se një orë, deri kur Policia e boshatisi tërësisht palestrën, për të filluar më pastaj, e duke përfunduar pa probleme më, ku KB Prishtina triumfoi me 19 pikë epërsi 73:54 ndaj KB Trepçës, për të fituar titullin e parë pas dy viteve shterpe.
Dënimet nga Komisioni i Garave:
Komisioni i garave dënoi dy skuadrat me gjobë, teksa Prishtinën e dënoi edhe me një ndeshje pa prezencën e tifozëve.
Të dënuar me gjobë mbetën edhe disa basketbollistë nga dy skuadrat për sjellje jo të mirë dhe dy trajnerët e skuadrave.
Vendime:
1.Murat Bilge ( Sigal Prishtina ) Konform Nenit 50.5 denohet me 50 euro.
2.Lejson Zeqiri ( Sigal Prishtina) Konform Nenit 50.1 denohet me 50 euro.
3.Dardan Berisha ( Sigal Prishtina) Konform Nenit 50.1 denohet me 50 euro.
4.KB Sigal Prishtina, Konform Nenit 49.4 denohet me 600 euro.
5.KB Sigal Prishtina, Konform Nenit 49.7 denohet me 400 euro.
6.KB Sigal Prishtina, Konform Nenit 49.9 denohet me 1000 euro.
7.KB Sigal Prishtina, Konform Nenit 49.12 ,denohet me 1 ndeshje pa prezencën e shikuesve.
8.Amin Hot ( Trepça ) Konform Nenit 50.1 denohet me 50 euro.
9.Alek Joncevski ( Trepça ) Konform Nenit 50.5 denohet me 50 euro.
10.KB Trepça, Konform Nenit 49.4 denohet me 600 euro.
11.KB Trepça, Konform Nenit 49.7 denohet me 400 euro.
12.KB Trepça, Konform Nenit 49.9 denohet me 1000 euro.
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...