Portieri Visar Bekaj po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Tiranës, teksa mësohet se ka firmosur me skuadrën turke të Hatayasporit, ekip ky që luajti këtë sezon në elitë, por u tërhoq nga kampionati pas tërmetit.
25- vjeçari është gati të provojë një aventurë të re jashtë vendit, për të treguar kështu aftësitë e tij në mesin e shtyllave.
Në këtë sezon, ai ka shkëlqyer me pritjet e tij, duke i dhënë shpeshherë fitoren skuadrës së drejtuar nga Orges Shehi.
Lojtari do të firmosë një kontratë trevjeçare me turqit. Portieri gjithashtu do të përfitojë një rrogë të majme.
“Panorama Sport” zbulon se bëhet fjalë për 17 mijë euro në muaj. Visar Bekaj është 26 vjeç, të cilat i mbush sot. Kampionatin e fundit ka luajtur 42 takime në Superiore, duke qenë në fushën e lojës 3777 minuta, duke mbajtur 15 ndeshje skuadrën të paprekur në Superiore.
Pa asnjë pikë dyshimi është një nga lojtarët më të mirë të Superiores, ndërsa është portieri i padiskutueshëm i këtij kampionati. Lojtari është një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës bardheblu. Ai erdhi nga Prishtina, pasi Tirana i bleu kartonin rreth 100 mijë euro.
Ky është viti i 3-të i gardianit te Tirana, pasi u transferua në kryeqytet në vitin 2020 nga klubi i Prishtinës.
Gardiani kohë më parë konfirmoi faktin për situatën e kontratës së tij te Tirana, duke thënë se do të shohë mundësitë që ka e ndoshta të transferohet jashtë Shqipërisë.
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët