FC Prishtina ka konfirmuar largimin e portierit të tyre Visar Bekaj.
Në njoftimin e klubit në faqen zyrtare thuhet se 22-vjeçari “me gjasë të madhe në Gjibraltar ka zhvilluar ndeshjen e fundit zyrtare për Prishtinën” duke shtuar gjithashtu se së shpejti pritet të bëhet me klub të ri, shkruan portali arbresh.info.
“Bekaj, me gjasë të madhe në Gjibraltar ka zhvilluar ndeshjen e fundit zyrtare me Prishtinën dhe shumë shpejt pritet të transferohet në klubin e ri, ndërsa për detajet tjera ditëve në vazhdim”, shkruan klubi nga kryeqyteti në njoftimin e tyre.
Nga ana tjetër, portieri i përfaqësues sonë ka falënderuar presidentit e klubit dhe të gjitha bashkëlojtarët për bashkëpunimin gjatë kohës së tij në klub.
““I jam mirënjohës presidentit Ejupi që ka punuar shumë të më gjej aranzhman atje ku pretendoja. I jam mirënjohës të gjithë trajnerëve, stafit dhe lojtarëve me të cilët kam punuar”, ka thënë Bekaj për faqen zyrtare të Prishtinës.
“Më mbetët peng dhe ëndërr titulli i kampionit me Prishtinën, por besoj shumë se vetëm me trajner Josën, i cili është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar, do t’ia arrijnë qëllimit dhe të rikthejnë titullin në sezonin që po vjen. Ky nuk është mendimi vetëm i imi, por i të gjithë shokëve të skuadrës”, shton njëri nga portierët më të mirë shqiptar.
Visar Bekaj ka bërë 133 paraqitje te skuadra nën udhëheqjen e Mirel Josës./arbresh.info/
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...