Vinicius Junior është duke negociuar me Real Madridin për të zgjatur kontratën e tij, e cila aktualisht vlen deri në vitin 2027.
Mediat spanjolle raportuan se braziliani ishte afër një marrëveshjeje me klubin, por The Athletic raporton se agjenti i Vinicius pretendon se ata nuk janë aspak afër.
Braziliani dhe agjenti po kërkojnë kontratën më të madhe në historinë e klubit dhe një pagë vjetore prej më shumë se 30 milionë euro. Një shumë pak më e madhe se sa e fitonte Cristiano Ronaldo sa luante për Real Madridin.
Nëse do ta arrinte, atëherë ai do të ishte lojtari më i paguar në histori të Los Blancos.
Sulmuesi brazilian iu bashkua Real Madridit nga Flamengo në korrik 2018. Që atëherë, ai është bërë një nga lojtarët kryesorë të klubit, i njohur për shpejtësinë e tij të jashtëzakonshme, driblimin dhe aftësinë për të shënuar gola të rëndësishëm.Gjatë karrierës së tij në Madrid, Vinícius fitoi gjithsej 14 trofe. Ai fitoi dy herë Ligën e Kampionëve (2022 dhe 2024), La Ligën tri herë (2020, 2022 dhe 2024) dhe Superkupën e Spanjës tri herë (2020, 2022 dhe 2024).
Ai gjithashtu fitoi Copa del Rey në 2023, Superkupën e FIFA-s dy herë (2022 dhe 2024) dhe Kupën e Botës për Klube (2018 dhe 2022).
Dorëzimi i parave të gjetura nga qytetarët ka shënuar rritje
Endrick shkëlqen në debutim tek Lyoni, realizon gol ndaj Lil...
Ministria e Shëndetësisë: Tre fëmijët në Durrës nën kujdes m...
Kjo është bima e vitit 2026: Ndihmon në përmirësimin e cilës...
Ardon Jashari e fiton “Këpucën e Artë” në Belgjikë
Alarm në Aeroportin e Oslos, mbyllet një pistë fluturimesh p...