Vinicius Junior është dënuar me dy ndeshje moslojë në La Liga pas kartonit të kuq që mori në ndeshje ndaj Valencias pasi e goditi në kokë portierin vendas.
Një ditë para ndeshjes në Superkupën e Spanjës ndaj Mallorcas, trajneri Carlo Ancelotti përveç takimit ka folur edhe për suspendimin e Vinit në La Liga, shkruan Arbresh.info.
Ai e quajti të padrejtë këtë vendim.
“Ndalimi me dy ndeshje për Vinin është i padrejtë. I dëgjoj të gjitha ofendimet që i bëhen dhe çfarë pëson… nuk është e drejtë”.
“Jam lodhur kur dëgjoj njerëzit të flasin për sjelljen e Vinit, ata i harrojnë të gjitha ofendimet, abuzimet dhe të tjerat që i ndodhin”, u shpreh Carlo Ancelotti.
Fatmirësisht trajneri italian, brazilianin do ta ketë të gatshëm për ndeshjen e nesërme dhe potencialisht finalen e Superkupës në qoftë se Reali e arrin, pasi Vini nuk ka marrë dënim më të ashpër dhe do mungojë vetëm në dy sfidat e ardhshme në La Liga.
Rolls‑Royce Phantom i rrallë zbukurohet me laser
Cila është temperatura ideale në shtëpi për të qenë të shënd...
Doktori zbulon se kur duhet ta pini kafenë e fundit nëse don...
Ushqimet që duhet të hani nëse dëshironi lëkurë të shëndetës...
Kusari Lila pranon detyrën e ministres
43-vjeçari gjendet pa shenja jete në Llapçevë të Malishevës