Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal ka pranuar të transferohet në Inter, mirëpo ende nuk është arritur marrëveshja mes klubeve.
Kiliani që një kohë është i lidhur me largimin nga “Camp Nou”, pasi nuk është gjithmonë në formacionin startues, transmeton portali arbresh.info.
Ndërsa, Inter në krye me Antonio Conte kërkon transferimin e tij, pasi tekniku italian dëshiron ribashkimin me lojtarin me të cilin punoi në Juventus.

Sipas Sky Sports, Vidal ka pranuar t’i bashkohet “Neurazurëve”, andaj ka mbetur vetëm marrëveshja mes dy gjigantëve evropian.
Për ish-mesfushorin e Bayern Munich, Barcelona kërkon 20 milionë euro derisa Inter është i gatshëm të paguajë 12 milionë euro./arbresh.info.
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...