Trajneri Ernesto Valverde ka mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes Chelsea – Barcelona.
Dita e sotme (20.45) do të sjellë përballë dy nga skuadrat më të mëdha evropiane, atë të Chelsea dhe Barcelonës, në 1/16 e Ligës së Kampionëve.
Do të jetë ‘Stamford Bridge’ stadiumi nikoqir i ndeshjes së parë.
Trajneri i Barcelonës në konferencën e mbajtur, është ndalur të flas edhe për Lionel Messin, që kurrë në karrierën e tij nuk i ka shënuar gol Chelsea, edhe pse ka zhvilluar tetë ndeshje kundër kësaj skuadre.
“Ndeshja është e rëndësishme për Leo Messin, për mua dhe të gjithë”, deklaroi Valverde.
“Për Barcelonën do të jetë një ndeshje e vështirë, por është e rëndësishme sepse ne duam të kualifikohemi. Leo ndoshta nuk ka pasur shumë fat përballë Chelsea më parë, por ndeshja e nesërme do të jetë ndryshe”, ka shtuar trajneri spanjoll.
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...
Rrahet avokati i Ilir Metës: Njëri po ofendonte, tjetri më g...
Rritet cilësia e shërbimeve në spitalin ‘Daut Mustafa’ pas i...
AUV tërheq nga tregu disa produkte APTAMIL për foshnje
Inter vazhdon dominimin Serie A, triumfon thellë ndaj Sassuo...
Mungon Vini, kjo është 11-shja e Real Madridit ndaj Valencia...