Mesfushori Marco Verratti mendon që ai dhe bashkëlojtarët e tij në Paris Saint Germain janë të gatshëm për ndeshjen e tyre në Ligë të Kampionëve kundër Real Madridit.
“Mendoj se ne jemi të gatshëm për Real Madridin, është një ndeshje shumë e rëndësishme, shumë e rëndësishme për sezonin”, ka thënë Verrati pas fitores ndaj Toulouses, transmeton portali arbresh.info.

“Është madhështore për ne, për lojtarët për tifozët, ne do të luajmë kundër një skuadre të mrekullueshme. Ne duhet të fokusohemi”
“Mendoj se gjasat janë 50-50 mes neve dhe Real Madridin, ata do të japin gjithçka që kanë dhe nga lojtarët e mrekullueshëm. Ne kemi rekrutuar lojtar të mrekullueshëm si Mbappe dhe Neymar”
Verratti pret gjithashtu të jetë pjesë e formacionit startues kundër ‘Los Blancos’./arbresh.info/
Spiropali: Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm
Dita e Pavarësisë – ky është plani i veçantë operativ i poli...
FSK bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për 18...
Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale: 5000 emblema të UÇK-së...
Kurti sot merr pjesë në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkom...
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...