Prishtina ka arritur të shënojë fitore në finale të Kupës ndaj Llapit me rezultat 1-0.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, me dy skuadrat patën raste shumë të mira shënimi por nuk arritën të shënonin.

Në minutën e 11-të, Dion Gallapeni harkoi në zonë, mirëpo intervenoi sigurt Marjan Coric.
Axel Gnapi lëshoi dy mundësi të njëpasnjëshme, duke mos arritur që të mposhtë portierin e Llapit.

Hasani i skuadrës nga Podujeva tentoi me një goditje në minutën e 16-të, por edhe ky u bllokua.
Gnapi vazhdoi të jetë njeriu kryesor në sulmin e Prishtinës, por pa efikasitet.
Momenti vendimtar në këtë sfidë ishte minuta e 59-të, kur Arbnor Ramadani i Llapit u ndëshkua me karton të kuq.
Një minutë më vonë, Albin Krasniqi shënoi për 1-0.

Prishtina pati një mundësi të mirë të shënoj për ta dyfishuar epërsinë por nuk ia arriti.
Deri në fund gola tjerë nuk pati dhe Prishtina fitoi Kupën e Kosovës.
Me këtë triumf, Prishtina do të luaj në kualifikimet e Europa League./Arbresh.info
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...