Emocionet e ndeshjeve të futbollit kosovar rikthehen sot me ndeshjet e xhiros së 24-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll.
Takim shumë interesante na pret në Ferizaj ku skuadra me të njëjtin emër e sfidon Feronikelin.
Ferizajt i duhet medoemos fitorja për të shpresuar në mbetje në elitë ndërkohë që Feronikeli kërkon pikë të plota për ta vazhduar ëndrrën për titull.
Ndeshje interesante luhet edhe në stadiumin e qytetit në Gjilan me ç’rast Drita e sfidon Prishtinën.
Trepça në ‘Adem Jashari’ i bënë konak Llapit derisa Hajvalia e sfidon Besën. Të gjitha ndeshjet nisin në ora 15:00.
Ndryshe, nesër luhen sfidat Gjilani -Liria dhe Drenica – Trepça ’89. /Arbresh.info
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje