Disa orë pasi shkarkuan trajnerin Leotrim Krasniqi, FC Vëllaznimi ka lëshuar një “bombë” në Ligën e Parë të Kosovës.
Klubi gjakovar ka zyrtarizuar si trajner, Mirel Josan, shkruan Arbresh.info.
Josa është një emër i madh në futbollin shqiptar i cili ka udhëhequr skuadra të njohura sikurse në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.
Ai ka qenë trajner i Tiranës, Skënderbeut, Vllaznisë dhe Prishtinës.
Mirel Josa gjatë karrierës së tij si trajner ka fituar pesë tituj kampion në Shqipëri, dy Kupa të Shqipërisë, dy Superkupa të Shqipërisë si dhe një herë ka fituar Kupën e Kosovës.
Synimi i Josës dhe Vëllaznimit është ta ngrisë klubin gjakovar në Superligë.
Aktualisht kuqezinjtë janë në pozitën e dytë me 27 pikë katër më pak se Drenica lidere./Arbresh.info
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...