Vëllaznimi ka shënuar fitoren e katërt radhazi, që ishte ndaj kampiones së Kosovës, Pejës. Njëherësh kjo ishte humbja e parë për verdhezinjtë në këtë kampionat pas shtatë fitoreve. Kuqezinjtë triumfuan 100:99 (27:28, 19:28, 26:21, 18:13, 10:9).
Vendasit të motivuar nga tifozët e nisën më mirë ndeshjen, me epërsi prej 17:11, por pejanët u rikthyen shpejt për të barazuar shifrat, ku deri në fund të çerekut të parë ishte lojë e barabartë, duke përfunduar 27:28, përcjell Arbresh.info.
Megjithatë, në periudhën e dytë verdhezinjtë filluan shkëputjen, duke pasur epërsi deri në 13 pikë, 41:54, derisa pjesa e parë përfundoi 46:56.
Por, kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe arritën të rikthehen për të barazuar rezultatin dy herë në 65:65 e 70:70, kurse rezultati pas 30 minutash ishte 72:77.
Por, në çerekut e katërt u zhvillua një dramë e vërtetë, ku në fund Malcolm Armstead shënoi dy pikë për 90:90, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.
Edhe në vazhdime ishte sfidë shumë interesante, por kësaj radhe vendasit ishin më të vëmendshëm dhe detajet e vogla vendosën fituesin që përfundoi 100:99.
Te Vëllaznimi, Sammuel Sessoms kishte 30 pikë, tetë kërcime e tetë asistime dhe Jalen Ray 29 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te Peja u dalluan Jacob Calloway me 29 pikë e gjashtë kërcime dhe Justin Davis me 21 pikë e nëntë kërcime.
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...