Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi ka mbërritur në Bruksel për ta kompletuar transferimin e tij tek klubi belg Club Brugge.
Transferimi i tij kushton afër 11 milionë euro.
Gazetari sportiv Arlind Sadiku, e ka publikuar një fotografi ku 28 vjeçari shihet në aeroportin e kryeqytetit të Belgjikës.
Muriqi kishte një aventurë të suksesshme gjashtë mujore në Spanjë, tek skuadra e Mallorca.
Ai i ndihmoi shumë klubit që të mbetet në La Liga.
Vedat Muriqi i shënoi pesë gola./kk/

Vetëvendosje fton PDK-në e LDK-në të propozojnë tre emra për...
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...