Një mundës sumo i cili u quajt “fëmija më i fortë në botë” kur ishte tre vjeç ka vdekur në moshën 21 vjeçare.
Dzhambulat Khatokhov u bë mundës në vendlindjen e tij në Rusi, ndërsa mori famë në moshën trevjeçare, kur u vlerësua si fëmija më i fortë dhe më i rëndë në planet.
Ai u bë i njohur në të gjithë botën dhe u paraqit në disa dokumentarë TV mes shqetësimeve të thella për peshën dhe shëndetin e tij.
Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, por raportet thonë se ai kishte vuajtur nga probleme akute të veshkave.

Vdekja u njoftua nga Betal Gubzhev, 29 vjeç, presidenti i Federatës Sumo dhe Mundjes në Kabardino-Balkariya, rajoni rus ku ai jetonte.
Në moshën gjashtë vjeç, ai peshonte 95 kg dhe kishte veshur këpucë për burra.
Në moshën 9 vjeçare, i njohur si Dzhambik ose Jambik por i mbiquajtur Gladiator nga shokët e tij të shkollës – peshonte 146 kg, më shumë se totali i kombinuar i katër shokëve të shkollës.
Nëna e tij Nelya, infermiere, atëherë 42 vjeç, u kundërpërgjigj në atë kohë në mediat ndërkombëtare me pretendimet se ajo po neglizhonte shëndetin e fëmijës së saj.

Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...