Ka ndërruar jetë gjyqtari i njohur i boksit nga Kosova, Aliriza Rexhepi.
Lajmin e bëri të ditur Federata e Boksit të Kosovës e cila shprehu ngushëllime për familjen e të ndjerit dhe e tha se boksi në Kosovë do të ishte i varfër pa gjyqtarin Rexhepi.
Njoftimi i plotë i Federatës:
““E nderuara familje Rexhepi!
Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të më të dashurit tuaj dhe gjyqtari të boksit, Aliriza Rexhepi,
Federata e Boksit e Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes, që humbi më të dashurin.
Ne si federatë dhe komunitet i boksit, jemi të tronditur me lajmin e trishtë, ikjen në amshim të gjyqtari të boksit, z. Aliriza Rexhepi.
Kemi humb një figurë të veçantë sportive, një gjyqtar të mrekullueshëm dhe që ishte shembull i referimit.
Boksi është shumë më i varfër pa një gjyqtar siç ishte z. Aliriza Rexhepi.
Përkushtimi në punë dhe idetë e tij ishin mahnitëse, derisa modestia që e karakterizonte e bënte atë të veçantë.
Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen për humbjen e njeriut më të dashur për ju.
Me respekt bordi i Federatës së Boksit të Kosovës” – thuhet në njoftimin e FBK-së.
Reagon Ministria e Kulturës: Bekë Berisha nuk mund të jetë k...
Konferenca e Rektorëve, Rama: Ndërtojmë 2 kampuse të reja un...
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në ...
Ambasadori gjerman nderon viktimat e Masakrës së Reçakut
Ambasadori i Francës bën homazhe në Reçak, shpreh mbështetje...
Rihapja e hapësirës ajrore, kompanitë vazhdojnë të shmangin ...