Cem Kilic, boksieri turk në kategorinë super të mesme, ka vdekur në moshën 29-vjeçare.
Kilic, i cili kishte lindur në Gjermani përpara se të zhvendosej në Los Anxhelos adoleshent për të çuar përpara karrierën e tij, kishte luftuar me varësinë nga substancat dhe problemet e shëndetit mendor në vitet e fundit.
Sipas Boxing Scene, një mbidozë ishte shkaku i vdekjes, ndërsa u konfirmua nga presidenti i Federatës Turke të Boksit, Eyup Gozgec.
Kilic, kishte fituar 17 nga 18 ndeshjet në boksin profesionist.
Ai luftoi 18 herë si profesionist pasi bëri debutimin e tij në 2014 dhe humbi vetëm një herë nga Steven Nelson i Amerikës.
Së fundmi Bokseri turk kishte luftuarnë gusht të vitit 2022, me një vendim unanim të gjyqtarëve kundër Marco Delgados./Arbresh.info
Kapet “dileri” në Muriqan, pritet ekstradimi i tij në Kosovë
Mediumi spanjoll zbulon prapaskenat: Zinedine Zidane e refuz...
Haxhiu: Serbia kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë
Zjarr në një apartament në Tiranë
Akuzohet për kultivimin e rreth 11 mijë bimëve kanabis, ekst...
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, BE: Mbështesim lirinë e s...