Lojtari i Real Madridit, Lucas Vazquez, insiston se Los Blancos ende kanë mundësi ta fitojnë titullin në La Liga.
Spanjolli vazhdoi duke thënë se Karim Benzema është sulmuesi më i mirë në botë, ndërsa shpreson që skaudra të vazhdojë me ndeshje të mirë.
“Ne duam të fitojmë çdo ndeshje dhe atëherë të shikojmë se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Vazquez, i cituar nga Marca, transmeton Telegrafi.
“Ky është Real Madrid dhe ne do të përpiqemi deri në fund dhe do ta bëjmë gjithmonë, ekipet mbi ne mund të rrëshqasin dhe ne duam të marrim avantazhet e kësaj”.
“Karim Benzema? Ai është sulmuesi më i mirë në botë, punon shumë, ai shënon gola dhe i ofron shumë kësaj skuadre”.
“Kishim një ndeshje mjaft të mirë ndaj Espanyolit, kemi intensitet në lojën tonë dhe shënuam katër gola. Duam të vazhdojmë kështu në çdo ndeshje”, ka shtuar spanjolli.
Pas fitores 2-4 ndaj Espanyolit skuadra e Santiago Solarit renditet në vendin e tretë në La Liga me 10 pikë më pak se lideri Barcelona.
https://www.youtube.com/watch?v=5YCRwNA3IdU
SHBA ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi
Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...
Sasa flet për lidhjen e saj 10‑vjeçare: Ka mendu që ma ulë v...
Rayo Vallecano-Drita, formacionet zyrtare