Ndeshja e së dielës mes Aston Villës dhe Evertonit në Premierligë është shtyrë për një datë të më vonshme, për shkak të përhapjes së madhe të koronavirusit në Villa Park.
Aston Villa iu kërkoi zyrtarëve të Premierligës ta pranojnë shtyrjen e ndeshjes për shkak të virusit, i cili e ka detyrua klubin ta mbyllë qendrën stërvitore javën e kaluar, pasi një numër i madh i lojtarëve dhe stafit janë ende të izoluar.
Ndeshja e Villës kundër Tottenhamit, e caktuar të luhej të mërkurën (dje), u shty po ashtu.
Villa ishte në gjendje të luante në ndeshjen e rrethit të tretë në FA Cup kundër Liverpoolit fundjavën e kaluar, por vetëm me lojtarë nga akademia dhe nga ekipi U23.
Evertoni e ka pranuar shtyrjen e ndeshjes. /Gazeta Express/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit