Real Madridi ka vazhduar me formë të dobët duke u mposhtur edhe në takimin si nikoqir pasditen e sotme (e shtunë).
Kampioni në fuqi i Evropës pësoi humbje me rezultat të ngushtë 2 me 1 nga Levante në takimin e zhvilluar në Bernabeu kuadër të xhiros së nëntë në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit në presion të madh Julen Lopeteguit pranoi dy gola ende pa kaluar 15 minuta lojë në Bernabeu para tifozëve të tyre.
Jose Luis Morales zuri në befasi mbrojtjen e ‘Los Blancos’ duke realizuar për 0 me 1 në minutën e 7′ të takimit para se Roger Marti të dyfishonte epërsinë për 0 me 2 nga pika e bardhë vetëm gjashtë minuta më vonë.
Marcelo me një super goditje nga zona e penaltisë ngushtoi epërsinë për 1 me 2 derisa po zhvillohej pjesa e dytë, por pavarësisht tentimeve të mëdha ata nuk arritën të barazojnë shifrat, ndonëse bartësitë të fanellës me numër 7 – Mariano Diaz iu anulua një gol si pasojë e pozitës jashtë loje.
Para ndeshjes kundër Barcelonës, Real Madridi qëndron në pozitën e pestë në tabelë me 14 pikë, tri më pak se Deportivo Alaves në krye të tabelës, ndërsa Levante qëndron në pozitën e shtatë me 13 pikë.
Kjo është hera e dytë brenda 14 viteve që ‘Los Blancos’ mposhtën në shtëpi nga Levante.
Real Madridi i Julen Lopeteguit ka kaluar tani një muaj pa fitore./arbresh.info/
Shikoni më poshtë golat:
AUV tërheq nga tregu disa produkte APTAMIL për foshnje
Inter vazhdon dominimin Serie A, triumfon thellë ndaj Sassuo...
Mungon Vini, kjo është 11-shja e Real Madridit ndaj Valencia...
Aksident mes motoçikletës dhe veturës në Gjakovë, lëndohen d...
Man City fiton pas pesë vitesh në ‘Anfield’ dhe vazhdon luft...
Kongresmeni amerikan: Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s